Me iOS 9.3, Apple do të lejojë aplikacionet e palëve të treta të shtojnë këngë në librarinë muzikore iCloud të përdoruesit, duke eliminuar në këtë rast nevojën për të përdorur iTunes në kompjuter për të ngarkuar një këngë në cloud ose në aplikacionin Music të iOS. Një funksion që pritej prej kohësh nga përdoruesit.

Në versionin beta të iOS 9.3, përdoruesit mund të vënë re një funksion të ri që ka akses në "Media Library", ku do të jetë e mundur të gjejmë këngët e shtuara nga aplikacionet e palëve të treta. Për të bërë këtë, një aplikacion duhet të kërkojë autorizimin nga përdoruesi: një herë që aktivizohet ky funksion, këngët do të shtohen nga ky aplikacion në librarinë muzikore iCloud të përdoruesit.

Kjo do të thotë se një përdorues mund të vendosë të eksportojë një këngë MP3 të shpëtuar në SoundCloud direkt në librarinë e tij muzikore iCloud. E gjithë kjo do ta bëjë akoma më të thjeshtë menaxhimin e librarisë muzikore në iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment