Në pritje të prezantimit zyrtar që duhet të jetë brenda fundit të muajit mars, një raportim i ri konfirmon emrin e smartphone-it me ekran 4 inç të Apple, që nuk do të përmbajë asnjë lloj numri por do të quhet thjeshtë "iPhone SE".

Deri sot mendohej se pajisja e ardhshme e Apple do të quhej "iPhone 5SE", por tani zbulojmë se me shumë mundësi numri 5 do të hiqet nga emri përfundimtar. Drejtuesit e kompanisë ishin të pavendosur por më pas është vendosur për emrin iPhone SE, ku SE duhet të jetë Special Edition. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment