Apple po refuzon urdhrin e gjykatës, i cili po i kërkon gjigantit amerikan që të ndihmojë FBI-në për të hakuar një iPhone i cili i përket njërit prej sulmuesve në San Bernardino, Kaliforni. Përveç se ka ngjallur debat gjithandej refuzimi i Apple, është dalë edhe një pyetje e thjeshtë: Pse FBI nuk mund ta hakojë një iPhone pa ndihmën e Apple?

E gjitha është për shkak të një rregullimi të privatësisë në çdo iPhone që Apple prodhon. Dhe, falë mënyrës se si Apple e ka dizajnuar sistemin operativ të iPhone, edhe hetuesit më të lartë të FBI nuk mund të kenë qasje në të dhënat e ruajtura në atë pajisje.

Nëse keni një iPhone, shkoni në Settings. Rrëshqitni poshtë dhe prekeni “Touch ID and Passcode” – në fund të kësaj faqe ju do të shihni një opsion që shkruan “Fshij të gjitha të dhënat në këtë iPhone pas 10 përpjekjeve të dështuara për të shkruar kodëkalimin”.

Kjo është ajo çfarë po e pengon FBI-në të hyjë në celularin e atij terroristi, dhe Apple nuk po dëshiron që t’ia mundësojë këtë FBI-së, për shkak se pastaj ata do ta kuptonin programin e Apple dhe do të mund të kishin qasje në çdo iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment