Të dielën, rreth 5000 njerëz përdorën syzet virtuale në një ngjarje të jashtëzakonshme që realizoi kompania Samsung. Më herët gjigandi i teknologjisë prezantoi telefonat e rinj Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge, dhe gjithashtu kamerën Gear 370 që të lejon te filmosh realitetin virtual.

Për fansat e teknologjisë kjo arritje ishte magjepsëse. Megjithatë diçka tjetër mori vëmendjen e internetit gjatë këtij eventi. Një foto e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ecën në sallë ndërsa të gjithë spektatorët kanë vënë syzet virtuale dhe po përdorin kamerën e re të Samsung. Nga ndjekësit në rrjetet sociale, kjo foto u interpretua si ecja e një lideri të teknologjisë përballë njerëzve në realitetin virtual.

“Një bilioner i teknologjisë ecën përmes robotëve të tij, ndërkohë që retinat e tyre skuqen nga drita blu, nga të diturit gjithçka, nga të parit gjithçka”, e cilësoi këtë foto prestigjozja “The Indepedent”. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment