Apple ka shprehur keqardhjen për klientët e iPhone, të cilët janë prekur nga “Error 53”. Disa përdoruesve, të cilët kanë rregulluar iPhone në palët e treta që nuk kanë qënë të autorizuara nga Apple, nuk u ka punuar më pajisja, dhe kjo pasi janë bllokuar nga vetë kompania.

Më herët, Apple kishte thënë se ky gabim ishte “një masë sigurie”, për të parandaluar transaksione antiligjore. Tashmë, kompania ka lëshuar një përditësim të iOS 9.2.1 për të rregulluar këtë gabim.

Në një deklaratë, Apple thotë se Error 53 ndodhte kur pajisja dështonte me testin e standardeve të sigurisë, që janë krijuar për skanerin e gjurmëve Touch ID. “Ne kërkojmë falje për çdo shqetësim, ai është projektuar për të qënë një test kyç dhe nuk ka pasur si qëllim të prekë konsumatorin. Klientët të cilët kanë paguar për këtë shërbim në pajisjet e tyre duhet të kontaktojnë me AppleCare për rimbursimin”, thuhet në deklaratën e Apple. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment