Është ndoshta një prej gërmave më të rëndësishme në botë, por askush nuk është totalisht i bindur se çfarë kuptimi ka. “i – ja” në fillim të iPhone është një nga simbolet përkufizuese të gjigandit të teknologjisë “Apple”. Zakonisht i referohet “internetit”, por jo tërësisht dhe historia sesi mbërriti deri këtu është pak më e komplikuar.

Ajo u prezatua për herë të parë me iMac, në 1998 – ën, kompjuteri që shënoi fillimin e produkteve moderne Apple. Teksa e prezantoi, Steve Jobs tha se ky kompjuter kishte target konsumatorët që kërkojnë ta përdorin këtë kompjuter për internet. U lançua thuajse në të njëjtën kohë kur interneti filloi të përhapej dhe ishte epiqendra e reklamave për kompjuter.

Por kjo është shumë larg nga kuptimi i gërmës “i”, tha Jobs në atë kohë. Gjatë prezantimit, ai dha disa alternativa të tjera të cilat kjo gërmë ka si domethënie, siç janë, internet, individual, instruksion, informim, inspirim. Apple vijoi ta përdorte këtë gërmë të vogël thuajse në të gjitha produktet e tij. Software iTools dhe hardware, përfshirë iPod, mbajnë të gjithë gërmën identifikuese “i”.

Megjithatë, ky prefiks e ka humbur disi shkëlqimin gjatë viteve të fundit. Shumë produkte të Apple, përfshirë Apple TV dhe Apple Watch po e ndryshojnë disi këtë traditë, duke u prezantuar me një emër të vetin, ndonjëherë të shoqëruar nga logoja e mollës gjysmë të kafshuar të Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment