Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Pics2Mov Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Pics2Mov Pro është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të krijojmë video me fotot tona. Programi do të krijojë video duke bashkuar të gjitha fotot që ne do ti japim si argument. Ja vlen ta keni këtë program.


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.

- WiFi Mouse Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone
WiFi Mouse Pro është një program i cili mund të jetë mjaft i dobishëm për ju sepse ai do të transformojë iPhone, në në maus PC-je i cili mund të komunikojë me këtë të fundit nëpërmjet rrjetit WiFi. Sot mund ta shkarkoni atë falas.


World Travelpedia: Global Attraction, nga 5.49€, falas. /iPhone, iPad
Ky aplikacion është një database që përmban informacione për rreth 100 shtete të botës nga ku mund të merrni informacionet që dëshironi në qoftë se dëshironi të udhëtoni ose të dini më tepër në lidhje me atë shtet. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment