Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Wireless Drive PRO, nga 2.69€, falas /iPhone
Wireless Drive PRO është një aplikacion mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të përdorni iPhone si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe mund të merrni ose të dërgoni file duke u lidhur me rrjetin WiFi në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë.


007's Vidicon: Spy Camera, nga 17.99€, falas. /iPhone
Ky program do të na japë mundësinë të rregjistrojmë audio ose video pa u kuptuar. Kjo do të thotë që ju mund të rregjistroni audio kur jeni duke dëgjuar muzikë ose mund të rregjistroni video kur jeni duke parë një film. Ja vlen ta provoni këtë program.


- The Executive, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
The Executive është një lojë që mbledh në vete një sistem dyluftimesh, faza vrapimi dhe akrobaci në kohë reale, 120 nivele të vizatuara me dorë. Çdo gjë është e kombinuar me të vërtetë mirë dhe rezultati është një ekperiencë loje entuziasmuese dhe plot adrenalinë.


Gas Tycoon 2, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Gas Tycoon është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të lidhni të gjithë tubat e gazit për të ndezur zjarrin e vatrava që do të shfaqen në çdo nivel. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë. 


Windy: Sleep Relax Meditate, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Windy është një program i cili do të na ofrojë një mënyrë për tu relaksuar nëpërmjet dëgjimit të erës së rregjistruar me kualitet të lartë. Gjithashtu në sfond do t'ju shoqërojnë imazhe mjaft të bukura. Ja vlen ta merrni këtë program.


Toca Hair Salon, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë shumë simpatike mund të punoni në parukerinë tuaj, ku mund të zgjidhni midis katër personazheve. Prerje flokësh, lyerje dhe piastrim sipas dëshirës, duke përdorur disa mjete: nga krëhëri i thjeshtë me gërshërët profesionale e deri tek piastrat për të drejtuar ose për t'i bërë flokët kaçurrela. Një lojë mjaft argëtuese për më të vegjlit.


Tower Of Fortune 2, nga 0.79€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Turbo Grannies, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Personazhi i lojë në këtë rast është një infermiere në pension dhe e mërzitur për jetën monotone. Dikur ajo lëvizte me motorrin e saj dhe tani kjo dëshirë rikthehet. Ju duhet ta drejtoni atë në rrugën e duhur në disa ambjente si shkretëtira. Kini kujdes nga vështirësitë sepse sigurisht nuk do t'ju ndihmojnë gjatë udhëtimit.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment