Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Lil' Red, nga 3.99€, falas /iPhone, iPad
Një libër interaktiv që interpreton përrallën klasike të kësulë kuqes. Çdo gjë tregohet nëpërmjet të animimeve dhe muzikës, në mënyrë që fëmijët dhe prindërit të mund të tregojnë historinë në mënyrën e tyre pa patur nevojë për një tekst të shkruar.


Thunderspace 5K, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Thunderspace është një proram mjaft interesant i cili krijon disa efekte audio në 3D të shoqërura me disa efekte drite që do të krijojnë rreth jush efektin e vetëtimave. Një ambjent i tillë do të sjellë relaks dhe qetësi për ju. Ja vlen ta provoni këtë program.


Gangster Granny 3, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të ndihmoni një gjyshe të eliminojë një bandë gangsterësh të cilët nuk e lënë të qetë. Granny është një gjyshe mjaft e keqe kur nuk e lënë të qetë në jetën e saj. Ajo di të përdorë një larmi armësh dhe ju duhet ta ndihmoni të gjej gangsterët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


MORPH - intriguing puzzle, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Nga rreziqet ogurzi të një bote të errët katrore, MORPH një krijesë e vogël do të zgjedhë dritën për të gjetur rrugën e duhur në këtë lojë të zgjuar puzzle.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment