Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Totems: Game of Conquest, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Totems është një lojë mjaft e bukur me temë strategji, ku ju duhet të ndërtoni ushtrinë tuaj  e më pas të nisni pushtimin e tokave për të krijuar shtetin tuaj Amerikan. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë dhe do të kërkojë të gjithë përkushtimin tuaj.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.




- virLaser Level, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
virLaser Level është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një visore tepër preçize për të matur vendosjen e objekteve. Nëpërmjet tij ju mund të rregulloni pozicionin e pikturave në mur apo të matni vendosjen e një objekti në krahasim me një tjetër.


Sea of Giants: Explore and find castways, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Giants është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të eksploroni detin e gjigandëve. Duhet të zbuloni gjithashtu të gjitha sekretet për të shpëtuar personin tuaj të dashur nga e cila është marrë peng.

Merge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Merge është një lojë mjaft impenjative ku ju jeni një shkencëtar biologjik dhe duhet të pastroni nga solucionet tuaja mikrobet nga qeliza që ju duhen. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë shumë e thjeshtë dhe duhet të tregoheni shumë të shpjetë për të pastruar solucionet që ju duhen. Ja vlen ta provoni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment