Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Matter: Create and Design 3D Effects With Photos, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Matter është një program profesional i cil shfrytëzon të gjithë fuqinë grafike të iDevice për të ndërtuar objekte në 3 dimensione. Mund të shfrytëzoni të gjitha efekte grafike që programi ofron për të krijuar imazhe me fotot tuaja që keni në iDevice. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë atëherë ne jua këshillojmë këtë program.


- Tales from the Dragon Mountain: The Lair, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Tales from the Dragon Mountain është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni personazhin e lojës, Mina, të mposhtë përsëri forcat e errëta të udhëhequra nga Lord Strix. Në këtë aventurë duhet zbuloni çdo detaj i cili do t'ju çojë pikërisht tek vëndi ku fshihet armiku.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment