Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


Vlc Remote, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Vlc Remote është një program mjaft i dobishëm për të kontrolluar file-et tuaj video që keni në Mac apo Windows, direkt nga iDevice. Pasi të keni zgjedhur filmin e duhur, ju mund ta shikoni atë kudo ndodheni. Sot mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


Photo Guard, nga 4.49€, falas. /iPhone
Photo Guard është një program mjaft i dobishëm i cili do të na lejojë ti vendosim një sistem sigurie galerisë së fotove në iOS. Pasi kemi zgjedhur fjalë kalimin që duhet të përdorim për të hyrë në galerinë e fotove programi do ta kërkojë këtë fjalë kalimi sa her që duam të konsultojmë këtë galeri. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


- Euclidea 3, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Euclidea 3 është një program mjaft i dobishëm në të cilin do të gjeni zgjidhje për shumë probleme gjeometrike. Çdo zgjidhje shpjegohet në mënyrë interaktive kështu që do të jetë mjaft e thjeshtë ta kuptoni atë. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Tesla Wars II, nga 0.89€ falas. /iPhone, iPad
Tesla Wars është një nga lojërat më të shkarkuara në App Store. Detyra juaj të mblidhni të gjitha forcat për të luftuar kundër armikut i cili ka në dispozicion tanke dhe rraketa të cilat në qoftë se ju shinjestrojnë jeni të vdekur. Për të ndaluar energjinë e armikut ju duhet ti gjuani ndërtesës Tesla për të shuar energjinë që ai i transmeton rrobotëve. Në dispozicion do të keni armë, bobma toksike, fuqi elektromagnetike si dhe shumë armë të tjera që do i zbuloni gjatë lojës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment