Ka kohë që flitet se Apple po punon për krijimin e një telefoni inteligjent me ekran 4 inç. Më shumë është debatuar në lidhje me emrin e tij. Telefonit i janë referuar deri tani si iPhone 6c, iPhone 7c, ndërsa një analist kinez ka zbuluar së fundmi se pajisja do të quhet iPhone 5e.

Sipas analistit, shkronja “e” tek iPhone 5e lidhet me “enhanced”, që do të thotë se ai do të jetë një version i përmirësuar i iPhone 5s. Telefoni do të ofrojë mbështetje për sistemin e pagesave Apple Pay si dhe teknologjinë LTE. Fotokamera thuhet se do të jetë 8 megapixel, ndërsa çipi do të jetë A8, së bashku me 1GB RAM. iPhone 5e pritet të kushtojë rreth 459 euro. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment