Në shtator do të prezantohet modeli i ri iPhone 7 Plus, që nga risitë e tij, mund të ketë edhe një bateri më të fuqishme dhe një version me më shumë hapësirë. Sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga Kina, duket se Apple ka vendosur të rrisë autonominë e iPhone 7 me një bateri 3100 mAh, më të fuqishme se ajo aktuale 2750mAh e iPhone 6s Plus.

Gjithashtu, Apple mund të prezantojë edhe një model me 256 GB hapësirë, në gjëndje të plotësojë dëshirat e atyre përdoruesve që shkrepin shumë foto dhe regjistrojnë video me përmasa të mëdha. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment