Pas thashethemeve të shumta rreth iPhone 6C, sot ju sjellim një tjetër që parashikon praninë e 2GB RAM, një proçesori A9 dhe një bateri më të mirë. A do të jenë të vërteta këto thashetheme? Thashethemet e para për iPhone 6C kanë dalë përpara prezantimit të iPhone 6S, sipas të cilave, Apple duhet të kishte prezantuar tre iPhone gjatë muajit shtator. Kjo nuk ndodhi, por thashethemet rreth iPhone 6C kanë vazhduar të shtohen dita ditës.

Sipas zërave të fundit, iPhone 6C duhet të ketë një ekran 4" dhe një hardware me hapin e kohës. Flitet edhe për 2GB RAM dhe proçesor A9, të njëjtin konfigurim të iPhone 6S. Edhe bateria do të përmirësohet, duke arritur në 1642 mAh, në krahasim me1570 mAh të iPhone 5S. Na mbetet vetëm të presim dhe të shohim nëse Apple do ta prezantojë këtë model të ri, për kënaqësinë e të gjithë atyre që preferojnë një iPhone me përmasa më të vogla. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment