Sot, një bug i çuditshëm në shfletuesin Safari ka prekur shumë përdorues iPhone, iPad dhe Mac. Programi shkon në crash ose bllokohet kur mundohemi të shkruajmë një adresë, ose të hapim një tab. Ky problem duket se është i lidhur me shërbimin "Safari Suggestions". Përpara se Apple të japë një zgjidhje zyrtare, ne kemi vendosur të bëjmë një guidë se si të zgjidhni momentalisht këtë problem.

Ç'aktivizimi i Sugjerimeve të Safarit me sa duket funksionon për shumë përdorues.

  • 1. Nga iPhone ose iPad shkoni tek Settings, 
  • 2. Shkoni tek Safari dhe ç'aktivizoni opsionin "Safari Suggestions". 


Një tjetër zgjidhje për Mac është edhe navigimi në privat.

  • 1. Shkoni tek File
  • 2. Navigim privat ose përdorni butonat (Shift + Command + N)

Në këtë mënyrë, Safari nuk do të kontaktojë serverat për sugjerimet dhe shfletuesi nuk do të shkojë në crash. Nëse edhe ju keni patur një problem të tillë, ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli për çdo problem ose paqartësi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment