Microsoft prezantoi para 6 muajsh versionin 10 të sistemit operativ Windows të cilin kompania e ofron falas për 1 vit nëse keni një kopie origjinale të Windows 7 ose 8. Ndoshta shumë nga ju nuk kanë arritur të përditësojnë tek ky version edhe ne duam t'ju njoftojmë që keni edhe 6 muaj të tjerë të cilat mund ti shfrytëzoni për të marrë një kopie të liçencuar të Windows 10.

Një pyetje tjetër për të cilën duam t'ju përgjigjemi është edhe fakti se çfarë do të ndodhë pas muajit Korrik. Sipas ekspertëve, Microsoft mund të zgjedhë të veprojë në 3 mënyra të ndryshme pasi afati 1 vjeçar të përfundojë. Skenari i parë mund të jetë shtimi i një pagese për të kaluar nga Windows 7, 8 në verisonin 10. 

Skenari i dytë mund të jetë zgjatja e peridhës 1 vjeçare derisa të gjithë të kenë instaluar versionin e fundit ndërsa skenari i tretë mund të jetë zëvëndësimi i ofertës një vjeçare me një ofertë të limituar. Gjithsesi nëse nuk e keni marrë akoma versionin tuaj falas të Windows 10, ne ju këshillojmë të përditësoni tek ky version pasi sjell mjaft risi në eksperiencën me përdoruesin, por edhe shumë stabilitet në ekzekutim. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment