Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin Colorburn.

Ky aplikacion ofron një gamë të gjërë filtrash për të përmirësuar fotografitë. Shumë nga këto filtra janë origjinalë, të krijuar nga zhvilluesit e aplikacionit dhe nga dizajner profesionistë. Colorburn ofron rreth 1000 filtra. Fotot e modifikuara mund t'i publikoni në Facebook, Twitter, Flickr, Tumblr dhe Dropbox.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Colorburn do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment