Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Air Raiden, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Air Raiden është një lojë me aksion ku ju duhet të pilotin një avion luftarak për të mposhtur forcat aliene të cilat duan të pushtojnë Tokën. Do të luani gjithashtu në 21 missione të ndryshme të cilat do t'ju mbajnë të lidhur përpara iPhone apo iPad-it tuaj.


- Startracker, nga 2.79€, falas. /iPhone
Startracker është një program mjaft i bukur nëse jeni të apasionuar pas hapësirës. Duke shfrytëzuar fotokamerën e iPhone programi do t'ju tregojë në qiell të gjitha figurat që formojnë yjet. Ja vlen ta merrni këtë program.


Crowman & Wolfboy, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Crowman & Wolfboy është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni 2 personazhet e lojës të largohen nga pylli i errët edhe të gjejnë qëniet njerëzore në qytet. Loja do t'ju çojë në një ambjent mistik edhe plot të panjohura. 


- Pocket Earth Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Pocket Eearth është një program i cili na jep mundësinë të mbajmë shënime në hartë edhe ku nuk kemi mundësi të lidhemi me rrjetin e internetin. Programi është mjaft i dobishëm edhe nëse udhëtojmë pasi funksionon offline. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment