Adobe ka lëshuar në App Store versionin e ri të Adobe Voice, aplikacion që lejon krijimin e videove të animuara direkt nga iPhone dhe iPad. Me këtë aplikacion, mjafton të flisni dhe të tregoni historinë tuaj, duke qenë se mjafton të zgjedhni midis 25.000 imazheve për të shfaqur idetë tuaja dhe Voice do të shtojë menjëherë motivet dhe kolonën zanore.

Përdoruesi nuk duhet të bëjë asgjë tjetër veçse të prekë butonin për të regjistruar zërin e tij. Në mënyrë automatike do të realizohet një video fantastike në bazë të impostimeve dhe imazheve të zgjedhura. Mund të zgjedhim edhe njërën nga temat e disponueshme, të modifikojmë ngjyrën dhe karakteret. Voice shton automatikisht një animim kinematografik për ta bërë më të bukur historinë tuaj.

Adobe Voice është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment