Me publikimin e iOS 9.2, shumë nga ju kanë përditësuar sistemin operativ të iDevice duke humbur kështu Jailbreak. Nga ana tjetër këto javë, lajmet në lidhje me këtë program mjaft të dobishëm, nuk kanë që aq të mira, por më në fund vjen një lajm zyrëtar nga stafi i Taig, i cili ka sjellë për publikun Jailbreak për versionet e mëparshme.

Ata sigurojnë se puna për Jailbreak është në vijim e sipër edhe se shumë shpejt do të publikojnë një version për iOS 9.2. Gjithashtu ato premtojnë se do të publikojnë edhe diçka tjetër mjaft interesante, por nuk specifikojnë se çfarë.

Kujtojmë që një nga personat që fshihet prapa TaiG është zhvilluesi i cili identifikohet nën emrin, 3K Assistant dhe është ai i cili ka njoftuar publikun për vazhdimin me sukses të punës, për të sjellë sa më shpejt Jailbreak. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment