Si fillim dua t'ju them se për të bërë këtë duhet të keni disa njohuri programimi. Nëse nuk keni një Paketë tuajën atëherë mund të shkarkoni një nga interneti. Në një artikull tjetër do të shpjegoj si të bëjme një temë për WinterBoard.

1: Krijoni një faqe me GitHub
Krijoni një faqe tek https://github.com/. Rregjistrohuni dhe shkoni tek "New Repository". Vijani emrin "(Repojajuaj).github.io" 

2.Krijoni një folder që quhet "Files". Aty do të vendosni një folder me emrin e paketës në këtë mënyrë :"mobileterminal. Brenda tij vendosni file-in .deb (si MobileTerminal.deb)

3.Krijoni file-in "Packages"

Krijoni një file të ri me emrin "Packages" në iPhone-in tuaj me jailbreak nga iFile. Hapeni atë me TextEditor dhe shkruani :
Package: com.emri i repos.emri i paketes 
Version: Versioni
Priority: (Bosh)
Section: Sektori ku do të dalë në Cydia si P.Sh: Tweaks, Addons, Themes
Maintainer: Emri juaj
Depends: Nga se varet. Mund ta lini edhe bosh
Architecture: iphoneos-arm
Filename: ./Files/folderi ku ndodhet file-i deb/tweak.deb
Size: Madhësia në byte
MD5sum: Kë te e gjeni duke shkuar tek iFile ku ndodhet file-i .deb klikoni > dhe gjeni MD5sum (si kjo 329b37e0109a6498a9a9cafaf4395792)
Description: Përshkrimi i paketës
Name: Emri i paketës
Author: Emri juaj
Depiction: Një adresë me një faqe html të thjeshtë me Përshkrimin e paketës si kjo këtu
"http://appfreeze.altervista.org/repo/Files/flatforiostheme/index.html

4: Gzip dhe Bzip2 file-in Packages

Kopjoni file-in Packages tek var/mobile.
Shkarkoni ssh nga Cydia dhe MobileTerminal
Hapni MobileTerminal dhe shkruani:
su
alpine
gzip -c9 Packages > Packages.gz
bzip2 -c9 Packages > Packages.bz2
Shkruajini një nga një sipas rradhës


Tani kemi tre file Packages tek var/mobile
1.Packages(origjinali)
2.Packages.gz
3.Packages.bz2

5: Krijoni një Release file

Krijoni një tjetër file me emrin "Release"
Shkruani:
Origin: Emri juaj
Label: Emri i repos
Suite: stable
Version: 1.0
Codename: Emri i repos me shkronja të vogle si:"appfreeze"
Architectures: iphoneos-arm
Components: main
Description: Përshkrimi
Tani ju mund të hidhni ikonën e repos për Cydian me këtë emër
"CydiaIcon.png

6: Ngarkoni punën tuaj

Instaloni Programin GitHub në kompjuter dhe ngarkoni çdo file dhe folder që krijuat. Pra
repo ka brenda: Packages; Packages.gz; Packages.bz2; Release; Files
Files ka brenda:  folderin me paketën brenda, pra emri i paketës.deb
 
Video: http://www.youtube.com/watch?v=Uw3swVHCfeQ

/iPhoneAlbania

Kategoritë:

0 komente:

Post a Comment