Docker është një tweak shumë i thjeshtë për iOS që shton në mënyrë inteligjente një funksion shumë të nevojshëm. Ky tweak shton një rresht të dytë në menunë dock. Ky rresht i dytë aplikacionesh do të aktivizohet me një rrëshkitje të gishtit në drejtim lart në menunë dock.

Për të shtuar disa aplikacione në rreshtin e dytë, mjafton të prekni menunë dhe më pas të shtypni njërin nga rrathët me simbolin "+" dhe të zgjedhni aplikacionin që dëshironi të shtoni. Për të fshirë një ikonë mjafton ta mbani të shtypur dhe më pas të shtypni butonin X.

Nëse jeni të interesuar, Docker mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania



Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment