Seng, një tweak për pajisjet iOS Jailbroken që frymëzohet nga Auxo dhe që është konsideruar nga shumë përdorues si App Switcher më i mirë për iOS 9. Seng sjell një App Switcher të bashkuar me Control Center, që mund të aktivizohet me një swipe në ekran, ose duke shtypur dy herë butonin Home.

Një nga të mirat që ka ky program është se çdo modifikim që ju bëni do të jetë aktiv në kohë reale pa patur nevojë për një respring. Është e çuditshme, por megjithëse Seng është frymëzuar krejtësisht nga Auxo, duhet të themi se është shumë më funksional.

Nëse jeni të interesuar, Seng mund ta shkarkoni nga repoja e ModMyi në Cydia me çmimin 2.50$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment