Tani, edhe kur lidhja e internetit është e dobët ose nuk funksionon, mund të vazhdojmë të përdorim rrjetin social më të famshëm në botë dhe të shkruajmë komente poshtë postimeve. Ajo që mund të quhet mrekullia e re e Facebook në realitet arrihet nga një zgjidhje inteligjente që rrjeti social po teston gjatë kësaj periudhe dhe që do të vijë për të gjithë pas pak kohë.

Për ata që ky funksion është aktiv, aplikacioni dhe serverat janë në gjëndje të dallojnë cilësinë e dobët të internetit ose mungesën e tij: në këtë rast nuk do të shfaqet më rrota e bezdisshme e ngarkimit por aplikacioni do të ekzaminojë postimet e memorizuara nga lidhja e fundit, do të kërkojë ato më të rëndësishme që nuk janë lexuar nga përdoruesi dhe do t'i shfaqë në faqen kryesore.

Kjo do të funksionojë edhe për komente. Në postimet e ruajtura në memorie, përdoruesi mund të shkruaj një koment që do të dërgohet më pas në serverat e Facebook sapo të jetë e disponueshme një lidhje interneti. Ideja e këtij funksioni offline ka lindur falë nevojës që kanë shumë vende të botës që përdorin ende rrjetin 2G. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment