WhatsApp po punon për të sjellë video-thirrjet në iPhone, por deri më sot nuk kishim parë ende asnjë imazh në lidhje me këtë funksion. Fotot që shikoni në këtë artikull shfaqin pikërisht një thirrje video të bërë me WhatsApp, duke përdorur një version beta të aplikacionit për iOS. Video-thirrjet punojnë mirë si me Wi-Fi ashtu edhe me rrjetin mobile dhe së shpejti do të vijë në iPhone.


Versioni i ri i WhatsApp, përveç video-thirrjeve, do të sjellë edhe disa ndryshime të tjera tek chati: në vend që të dalim nga një bisedë në chat për të zgjedhur një tjetër nga lista jonë, me versionin e ri seksionet mund t'i zgjedhim në mënyrë më komode falë disa skedareve. Kjo risi do na lejojë të kalojmë me shpejtësi nga njëri chat në tjetrin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment