Nga lojërat më interesante falas të publikuara së fundmi në App Store, duam t'iu sinjalizojmë Maze Runner: The Scorch Trials, një lojë që i dedikohet librit dhe filmit të suksesshëm Maze Runner. Qëllimi i kësaj loje është të vraponi përgjatë një terreni të djerrë dhe të kaloni disa teste mbijetese.

Përshkoni zonën e djegur duke evituar pengesat vdekjeprurëse. Mblidhni furrnizimet për të përmirësuar aftësitë tuaja. Komandat janë shumë të thjeshta, duhet të urdhëroni personazhin kryesor të vrapojë, kërcejë dhe të rrëshkasë për të shpëtuar. Mund të zgjedhni skuadrën tuaj të preferuar.

Maze Runner: The Scorch Trials është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment