Me lëshimin e iOS 9.1 Apple bllokoi Jailbreak. Tani është lëshuar iOS 9.2 që pritej nga të gjithë pasi do të jetë në këtë version që do të fillojë puna për të gjetur një exploit të ri që do të mundësojë kryerjen e Jailbreak. Por deri tani nuk ka asnjë informacion. Asnjë grup hakerash nuk ka deklaruar se po punon për të.

Përkundrazi, e vetmja gjë që kemi zbuluar është se pikërishit iOS 9.2 korrigjon tre probleme me sigurinë që ishin përdorur më parë nga Pangu Team për të realizuar programin e tyre për Jailbreak për iOS 9.0.2. Me pak fjalë me iOS 9.2 Apple ka bllokuar edhe mundësitë e tjera që ekzistonin për Jailbreak.

Pra, realizimi i një Jailbreak për iOS 9.2 do të jetë më i vështirë se asnjëherë por këtë gjë e përsërisim shumë shpesh, për t'u përgënjeshtuar më pas nga ndonjë grup hakerash që mund të na surprizojë duke lëshuar një program të vlefshëm. Shpresojmë që historia të përsëritet... ne do ju njoftojmë për çdo gjë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment