Siç ju njoftuam disa javë më parë nëpërmjet këtij artikulli, Jailbreak për iOS 9.2 është në rrugë e sipër por që nga ajo ditë stafi i TaiG nuk ka njoftuar për asnjë përditësim. Në këtë pikë ekspertët mendojnë se Jailbreak mund të prezantohet nga momenti në moment.

Arsyet e kësaj vonese akoma nuk dihen por me siguri zhvilluesit kanë hasur probleme në identifikimin e ndonjë dobësie të iOS 9.2. Nëse do të doni të dini, a duhet të përditësoni tek iOS 9.2, përgjigjia varet nga nevojat tuaja për Jailbreak. Kjo do të thotë se nëse ju përdorni programe të cilat vijnë nga Cydia atëher nuk duhet të përditësoni.

Pra deri tani e vetmja rrugë për të patur jailbreak edhe për iOS 9.2 është TaiG, edhe nëse do të sjellë një version të Jailbreak për iOS 9.2, ne do t'ju njoftojmë, kështu që ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment