Nëse ndarja e tregut është ende në favor të pajisjeve Android se sa të atyre iOS ose sistemeve të tjera konkurrente, është edhe për arsyen se sistemi operativ i Google jo vetëm që është i instaluar në shumë pajisje të markave të ndryshme, por mbi të gjitha mbulon disa breza të ndryshëm çmimesh duke plotësuar kërkesat e çdo klienti.

Nëse do të bënim një prezantim të copëtimit të Android në tregun e informatikës, ashtu siç e ka bërë Open Signal, do të ndodhemi përpara një mozaiku të vërtetë shumë të vështirë për t'u lexuar.


Nëse grafiku i mësipërm nuk ju duket i habitshëm atëherë do të jenë numrat: aktualisht, në tregun botëror ekzistojnë rreth 24.093 tipe pajisjesh Android të ndara në 1.294 marka të ndryshme, që do të thotë mesatarisht 18 pajisje për prodhues. Këto të dhëna tregojnë një rritje me 28% të tregut Android në krahasim me vitin e kaluar.


Siç mund ta imagjinoni, Samsung është lider në prodhimin e pajisjeve Android me 37,7% të tregut, i ndjekur nga LG, Sony dhe Motorola. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment