Sipas një nga burimeve të informacionit më të mëdha në botë, The Wall Street Journal, Google po punon intensivisht për krijimin e një programi për SmartPhone, i cili do të jetë konkurrenti direkt i Facebook Chat apo WeChat. Për më tepër, programi në fjalë do të integrojë edhe një teknologji automatike për komunikimin me përdoruesin e cila quhet Chatbot.

Chatbot është një program automatik i cili i përgjigjet pyetjeve duke i analizuar ato, në një komunikim chat-i. Kjo teknologji pritet të integrohet në programin i cili po zhvillohet nga Google edhe do ti japë mundësi përdoruesit të kërkojë informacione nga më ndryshmet, duke bërë pyetje. Programi do të gjejë çdo gjë që në rrjetin e internetit edhe më pas do të kthejë një përgjigje përdoruesit.

Kjo teknologji po testohet aktualisht nga Facebook e cila quhet Facebook Messenger M edhe i jep mundësin përdoruesve të chat-ojnë me një assistent virtual i cili i përgjigjet në mënyrë automatike. Sigurisht që për Google, do të jetë e vështirë të sfidojë Facebook apo WeChat pasi shifrat e përdoruesve total të programeve rrespektive, janë mjaft të larta. Kujtojmë këtu që facebook siguron mbi 2 miliard përdorues aktiv ndërsa WeChat mbi 650 milion përdorues të tillë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment