Facebook Messenger është një ndër mjetet më të rëndësishme të komunikimit, midis miqtë apo pjesëtarët e familjes, i cili së fundit ka sjellë dhe përditësimet më të fundit. Kompania ka shtuar disa veçori të reja në aplikacion Facebook Messenger, që e bëjnë atë më funksional se kurrë.

"Photo Magic" është një nga këto veçori, që është testuar deri tani nga disa përdorues të pajisjeve Android. Photo Magic përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të nxitur përdoruesit të dërgojnë fotot nëpërmjet Messenger-it direkt tek personat që kanë dalë në foto.

Facebook gjithashtu ka shtuar disa opsione të reja tek bisedat. Tani përdoruesit kanë mundësi të ngjyrosin bisedat sipas dëshirës, kështu ata kanë mundësi të identifikojnë bisedat që kanë bërë në aplikacion. Përdoruesit mund të vendosin edhe emoji-n që duan në bisedë. Ky emoji zëvendëson butonin “pëlqej” në bisedë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment