Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program mjaft të dobishëm, i cili është prezantuar së fundmi në Cydia. Nëse keni patur nevojën që të fshini një fjalë menjëherë kur shkruani një sms apo email, atëherë programi në fjalë, është i duhuri.

DeleteCut është një program që na lejon të fshijmë një fjalë duke prekur butonin "Cancel" edhe "Shift" në të njëjtën kohë. Aktualisht për të fshirë një fjalë duhet të prekni për disa sekonda butonin "Cancel". DeleteCut eviton pikërisht këtë interval kohe i cili ju kursen shumë kohë nëse shkruani shpesh.

Aktualisht këtë program mund ta shkarkoni falas nga Cydia por duhet të keni instaluar Jailbreak për ta patur në iDevice. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment