Auxo 3 për iOS 8 është i disponueshëm më në fund në Cydia Store. Ky version i ri sjell karakteristikat kryesore të Auxo edhe në iOS 9. Multi-Center, Quick Switcher dhe Hot Corners janë funksionet kryesore të Auxo 3, që mund të shfrytëzohen veç e veç ose të kombinuara sëbashku në bazë të nevojës.


Multi-Center, funksionon edhe si një zëvendësues i Control Center i ridizenjuar me mundësinë për të patur qasje në Multitasking sëbashku me aplikacionet e hapura.

Quick Switcher është mënyra më e shpejtë për naviguar në aplikacionet e hapura së fundmi dhe për të zgjedhur aplikacionin që dëshirojmë me një swipe lart.

Ndërsa Hot Corners na lejon të shtojmë në këndet e poshtëm djathtas dhe majtas të ekranit disa komanda për kryer veprime të ndryshme që bëjmë çdo ditë, si për shembull butonin Home.

Nëse jeni të interesuar, Auxo 3 mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin $3. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment