Apple ka përditësuar totalisht faqen e saj për publikun, nga ku ju menaxhoni Apple ID, me një stil të ri. Në krahasim me verisonin e kaluar sfondi është zëvëndësuar nga një imazh por gjithashtu vihet re edhe një ndryshim në stilin e shkrimit edhe madhësisë së shkronjave.

Përveç përditësimit grafik, Apple ka shtuar edhe mundësinë e identifikimit të sigurt, nëpërmjet teknologjisë "Two Way Authentication" ose identifikimin nëpërmjet 2 mënyrave, të cilat janë, fjalëkalimi edhe një kod shifror i cili vjen në iPhone-in tuaj nëpërmjet sms. Për të përdorur këtë mënyrë, duhet ta aktivizoni nga akounti juaj në Apple.

Tjetër element i përditësuar është edhe faqja e menaxhimit të iDevice-eve e cila vjen e ndryshuar edhe më e thjeshtë për tu përdorur. Ky ndryshim grafik reflektohet mjaft mirë edhe nëse e hapni faqen e Apple ID nga iDevice. Inxhinierët e Apple kanë punuar mjaft mirë për të përshtatur faqen edhe në këto aparate të cilat kanë dimensione më të vogla se një Mac apo PC. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment