Sipas ekspertëve, Apple ka nisur punën për krijimin e ekraneve me kualitet të lartë për iDevice. Ky lajm konfirmohet nga fakti që kompania ka hapur një filial të ri në Taiwan ku po punësohen inxhinierë me eksperiencë në sektorin e teknologjisë së ekraneve me kualitet të lartë.

Një lëvizje e tillë duket se vjen si dëshirë e Apple për tu bërë e pavarur nga kompanitë kryesore të prodhimit të ekraneve, si Samsung apo LG. Sigurisht që kjo është një sfidë mjaft e madhe edhe nëse prototipet e para të zhvillimeve teknologjike që do të bëhen në këtë qëndër, dalin me sukses, atëhërë ekspertët mendojnë se iDevice-et e para që do të montojnë këto ekrane, do ti shohim në treg duke filluar nga viti 2018.

Ky lajm vjen nga repoter Bloomberg, i cili është një nga komunitetet më aktive në sektorin e teknologjisë. Gazetarët kanë arritur të fotografojnë qëndrën në Taiwan edhe e vetmja logo e Apple që kanë parë ka qënë në kartat identifikuese të punëtorëve që punojnë aty edhe një logo e kompanisë e vendosur në hyrje të recepsionit.

Mendoni se Apple do të jetë në qëndje të prodhojë ekrane që kanë të njëjtin kualitet si teknologjia OLED e cila zotërohet nga Samsung apo LG? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment