Vetëm 1 javë pasi Samsung pagoi më shumë se 548 milion dollar në patenta që kishin të bënin me dizajnin e iPhone, Apple kërkon edhe 180 milion dollarë më shumë. Në një padi të dërguar në gjykatë ditën e mërkure, Apple tha se Samsung i detyrohet 180 milion dollarë dëme shtesë dhe interes financiar.

E gjithë problematika sillet rreth 5 telefonëve Samsung të 2012-tës. Kjo çështje zanafillën e ka në 2011-tën kur Samsung kopjoi pamjen e iPhone. Në 2012-tën u vendos që Samsung të paguante 930 milion dollar. Gjykata zbriti 382 milion dollar nga shifra totale për shkak se Apple nuk mund të mbronte më pamjen e iPhone përmes markës tregtare. Më 14 dhjetor, Samsung pagoi 548.2 milion dollar.

Edhe pse u duk sikur çdo gjë përfundoi këtu, lufta mes Samsung dhe Apple është shumë larg nga përfundimi. Edhe pse pagoi gjithë atë vlerë, Samsung vendosi të apelone vendimin me pretekstin se Apple është kompensuar më shumë sesa vlejnë patentat. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment