Dhuratat nën pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri janë shumë shpesh pajisje teknologjike. Dhe kur është fjala për të rinjtë, ato janë kryesisht modelet më të fundit të celularëve apo laptopë. Apple edhe për këtë vit fiton sfidën e smartfonëve dhe tabletëve që janë blerë për t’u bërë dhuratë për festat e fundvitit.

49 për qind e pajisjeve të aktivizuara pas Krishtlindjes janë pajisje të Apple, 19,8 për qind të Samsung dhe 2 për qind janë pajisje Microsoft. Të dhënat janë mbledhur nga Flurry, një kompani që u ble nga Yahoo vitin e kaluar. Shifrat tregojnë aktivizimin e pajisjeve të reja gjatë datave 19-25 dhjetor.

Një analizë e tyre tregon se konsumatorët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt pajisjeve me ekran të madh. Në krahasim me vitin e kaluar, Apple ka shënuar një rënie prej 2.2 për qind, ndërsa Samsung është rritur me 2.1 për qind. Microsoft-Nokia ka rënë me 3.8 për qind, ndërsa për herë të parë është futur në klasifikimi kompania kineze Xiaomi me 1.5 të aktivizimeve. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment