Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Cut The Rope 2.

Ky është episodi i dytë i lojës së suksesshme Cut The Rope. Historia është pak a shumë e njëjta: Om Nom, një drago i vogël jeshil, është në kërkim të karrameleve, por për t'i ngrënë ato duhet të shmangë disa insekte. Grafika është e realizuar mirë, janë shtuar edhe disa vende të reja që i japin fuqi të veçanta disa personazheve të caktuar, si për shembull një personazh që quhet "Roto" që mund të fluturojë nëpër pyje dhe një tjetër të quajtur "Boo" që do të arrijë të lëvizë me thjeshtësi në sistemet e ajrosjes.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Cut The Rope 2 do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment