Stafi i iPhoneAlbania ka përzgjedhur "Komisariati Dixhital" si aplikacionin shqiptar më të mirë të vitit 2015 në App Store. Ky aplikacion është krijuar nga Ministria e Brendshme me qëllim për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarit në përmirësimin e sigurisë sociale, luftën ndaj korrupsionit si dhe zbatimit të ligjeve, duke ndihmuar policinë e shtetit në evidentimin e çështjeve dhe rasteve me të cilat ata përballen dhe kanë përgjegjësinë për tu kujdesur e ndërvepruar.

Ndër faqet e këtij aplikacioni, do te vini re edhe publikimin e menjëhershëm të raportimeve të bëra si dhe veprimet e ndërmarra apo përgjigjet e policisë për secilin rast të raportuar. Aplikacioni është krijuar në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale të individit. Përdoruesi mund të zgjedhë të mbetet anonim.

Komisariati Dixhital është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon vetëm 3.2 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment