Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Jungle Jelly Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jungle Jelly Rush është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni 3 personazhët e lojë të vrapojnë përmes xhunglës duke eliminuar çdo pengesë që ju shfaqet gjatë rrugës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Run In Crowd, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë pa fund ju duhet të vraponi dhe të hidheni për të kaluar personazhet e tjera të lojës. Duke prekur një her ekranin ju mund të vraponi dhe në qoftë se e prekni 2 her atëher mund të hidheni, ndërsa duke e mbajtur gishtin tek ekrani do të bëni një hedhje të zgjatur per të evituar pengesat dhe vrapuar sa më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Runtastic Pro Gps Running, Walking,  nga 4.99€. /iPhone, iPad
Runtasctic Pro është një program shumë i dobishëm për të gjithë ju që praktikoni sportin e vrapimit për të mbajtur trupin në formë. Programi do të ruaj në hartë distancën e përshkruar duke shfrytëzuar sensorin GPS si edhe shumë të dhëna të tjera. Gjithashtu mund të publikoni këto të dhëna edhe në rrjetet sociale si Facebook. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Crazy Bill, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crazy Bill është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni pesonazhin e lojës të pastrojë qytetin e tij nga njerëzit gjysëm të vdekur. Kini kujdes sepse është një lojë që do ju bëjë për vete por gjithashtu edhe një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Cut The Buttons, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të prisni kopsat e veshjeve. Cut The Buttons është një lojë mjaft relaksuese por që kërkon shpejtësi tek lëvizja e gishtave sepse duhet të përdorni një gërshërë sa më shpejt të mundeni për të preë sa më shumë kopsa dhe ato që duhen përndryshe nivele nuk do të mbarojë me sukses. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment