Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Keep Me Up, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Keep Me Up është një lojë në të cilën ju duhet të goditni murin me topin e futbollit në mënyrë të tillë që të çentroni objektivin. Me kalimin e misioneve kjo detyrë bëhet më e veshtirë  kështu që nuk do të jetë e lehtë të fitoni.


- Prism Your Screen, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Prism Your Screen është një program i cili do t'ju japë mundësinë të zgjidhni me 100-ra sfonde me imazhe të cilat kanë si element bazë figurën gjeometrike të prizmit. Në këtë mënyrë iDevice juaj do të ketë një pamje tjetër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment