Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

C-Time, nga 1.79€, falas. /iPhone
C-Time është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të ruajmë informacione në lidhje me kohën që harxhojmë në një vënd të caktuar. Programi kërkon përdorimin e sensorit GPS për të kryer funksionet e tij.


- Simpler Contacts, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Simpler Contacts është një progra i cili na lejon të sinkronizojmë kontaktet tona telefonike edhe jo vetëm, me teknologjinë iCloud. Për më tepër programi na lejon ti menaxhojmë ato në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Ja vlen ta merrni atë.


- Supermarket Mania 2, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Supermarket Mania është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani rolin e një personi i cili do të bëj blerje në një supermarket. Duhet të jeni të shkathët e dhe të shpejtë për të marrë atë që ju duhet, në kohën e duhur.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment