Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.




SatFinder Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
SatFinder Pro është një tjetër program mjaft interesant i cili na ndihmon të gjejmë frekuencat e transmetimit satelitor duke na sinjalizuar në horizont pozicionin në të cilin duhet të drejtojmë satelitin për të marrë kanalet televizive të cilat transmetojnë në atë frekuencë.


- Boogey Boy, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Boogey Boy është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të arratiset nga terrori i krijesave të frikshme, të cilat duan ta ndalojnë atë. Gjatë rrugës do të mblidhni shumë objekte që do të lehtësojnë rrugën. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Glow Puzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Glow Puzzle është një lojë me temë kuic ku ju duhet të lidhni të gjitha linjat me pikat që loja vë në dispozicion. Është një lojë që do t'ju bëjë përvete edhe sigurisht një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


-  InstaFonts, nga  3.59€, falas. /iPhone
InstaFonts është një program i cili integrohet me programin InstaGram. Ai i shton këtij të fundit mundësinë për të patur një shumllojshmëri modele shkronjash kur editojmë fotografitë tona nëpërmjet programi Instagram. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment