Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Acqueduct 101, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Acqueduct 101 është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kombinoni blloqet në mënyrë të tillë që të kalojë fluksi i ujit nga një pikë në një tjetër. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë aq e lehtë.


- Earthlapse, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Earthlapse është një program mjaft i veçantë i cili do t'ju japë mundësinë të keni pamje direkte nga toka, nëpërmjet një stacion hapsinor të NASA. Nëse jeni të apasionuar rreth hapësirës, programi në fjalë do t'ju lërë të mahnitur.


Talking Carl, nga 0.79€, falas. /iPhone
Kjo lojë është e ndërtuar me dy personazhe të cilët imitojnë zërin tonë kur ne i flasim me gjeste qesharake. Cugl dhe Carl janë personazhet që do të transfojmojnë zërin tonë duke i aplikuar efekte zanore që do t'ju bëjnë të qeshni. Ja vlen ta provoni në iPhone-nin tuaj.


InstaWeather Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
InstaWeather Pro është një program i cili do t'ju japë informacione të detajuara në lidhje me motin në qytetin tuaj. Gjithashtu mund të shikoni parashikimn e motit edhe në bazë të vëndëndodhjes gjeografike në hartë. Ja vlen ta provoni këtë program.


Burn The Corn, nga 1.79€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni misrat e kokoshkave të bëhen kokoshka. Kini kujdes sepse kuba akulli do të tentojnë ti lagin ato me qëllim që të mos bëhen më kokoshka. Me gishtin tuaj duhet ti aplikoni flakë misrave përpara se kubat e ujit ti lagin. Është një lojë që të bën përvete dhe çdo mision bëhet më i vështirë se tjetri. Gjithashtu mund të ruani pikët tuaja edhe në Game Center.



Fish Heroes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fish Heroes është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni peshqit e vegjël që të mos haen nga peshkaqenët e mëdhenj. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur por gjithashtu ofron edhe një mënyrë mjaft tërheqëse për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment