Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Bass Drop, nga 0.99€, falas /iPhone
Një aplikacion muzikor ku mund të përdorni basin për të krijuar tingujt tuaj. Nuk ka nevojë që të keni njohuri muzikore, është shumë i thjeshtë për t'u përdorur.


iDatabase, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iDatabase është një program nëpëmjet të cilit ju mund të ruani në iPhone çdo lloj informacioni edhe me pas ta kërkoni atë kur ju duhet, në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Ja vlen ta provoni këtë program.


Parking Meter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në një parking me pagesë. Në momentin që merrni biletën me kohë të limituar mund të ekzekutoni këtë program dhe më pas mund të mbaroni punët tuaja brenda kësaj kohë. Gjithashtu mund të mbani shënime për të kujtuar ku e keni lënë makinën ose nëqoftë se jeni lidhur me internet mund të shikoni në hartë ku keni parkuar. Kur koha skadon programi do t'ju njoftojë me melodi duke jua kujtuar.


Black Shark HD, nga 2.69€, falas . /iPhone
Black Shark HD është një lojë mjaft e bukur e cila stimulon fluturimin me helikopterr. Në fakt ju do të provoni të drejtoni një helikopterr luftarak. Grafika është mjaft reale dhe stimulon drejtimin real të një helikopterri. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Sharpscan Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Sharpscan Pro është një program i cili na ofron mundësinë të skanojmë dokumenta nëpërmjet fotokamerës së iPhone dhe ti ruajmë në formatin PDF. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe ofron një kualitet mjaft të lartë skanimi.


- Blimp, nga 0.89€, falas. /iPhone
Blimp është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një drejtuesi të një zepelin. Ju duhet të ndihmoni banorët e qytetit duke i transportuar ushqime edhe çdo gjë tjetër që i duhet atyre për të mbijetuar nga sulmet që i bëhen atyre. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë e lehtë!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment