Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Orbitum, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të kaloni nga një orbitë në tjetrën për të mbijetuar. Koncepti i lojës është mjaft i thjeshtë por me kalimin e nivele çdo gjë do të vështirësohet. Ja vlen ta provoni, në kohën tuaj të lirë.


Little Boat River Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të drejtoni një varkë me motorr në dredhitë e lumenjve për të fituar të gjitha garat e mundshme me qëllim që të jeni ju kampioni absolut. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aspak një detyrë e thjeshtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.




Pilot's Path, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pilot's Path është një lojë me aventurë dhe ku ju duhet të praktikoheni të pilotoni një helikopterr. Përveç grafikës në 2D nga lart, loja ofron një mënyrë të mirë për të kaluar kohën e lirë dhe sigurisht kërkon dhe impenjim për tu luajtur. Ja vlen ta provoni në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment