Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

OfficeSuite Personal Edition, nga 8.99€, falas. /iPhone, iPad
OfficeSuite është një program mjaft profesional i cili do të na japë mundësinë të editojmë file të ndryshëm. Ju mund të editoni file me formatin PDF si dhe dokumente të paktës Microsoft. Funksionet janë mjaft të thjeshta dhe intuitive. Ja vlen ta keni këtë program.


- City 70s80s90s, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program do t'ju japë mundësinë të keni në iDevice, një listë me radio nga  e gjithë bota të cilat transmetojnë muzikë të viteve 70', 80' dhe 90'. Nëse ju pëlqen muzika e krijuar në këto vite atëherë ky  program është i duhur për të shoqëruar udhëtimet tuaja.


- Splash Canyons, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Splash Canyons është një lojë me temë kuic ku detyra juaj është të mbushni hapësirat e përcaktuara me ujë. Këtë do ta bëni duke lëvizur ujin derisa ai të nisë të derdhet, por kini kujdes sepse duhet ta drejtoni në vëndin e caktuar.


Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- Bit.Trip Run, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Bit.Trip Run është një lojë mjaft e shkarkuar nga App Store edhe vjen sot falas për një kohë të limituar. Detyra juaj është që të ndihmoni personazhin e lojë të vrapojë, hidhet edhe kapercejë pengesat, në një botë ku ka plot të tilla të cilat duan të pengojnë vrapin e tij.


Remote Mouse, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Mouse është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të transformojmë iPhone-in tonë në një Mouse të lidhur në rrjet nëpërmjet të cilit mund të kontrolloni PC-n tuaj. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment