Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Iron Sea Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do t'ju duhet të mbroni vëndin tuaj duke luftuar kundra flotave detare që do t'ju sulmojnë nga deti. Gjatë lojës mund të përmirësoni armët kundra anijeve luftare në mënyrë të tillë që të dëmtoni sa më shumë armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



Count Battle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Count Battle është një lojë mjaft e bukur edhe impenjative ku ju duhet vetëm të prekni numrat në rend rritës. Kini kujdes sepse nuk do të jetë detyrë aq e thjeshtë sa mund të mendoni. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Delete Duplicates + CleanUp, nga 0,99€, falas /iPhone
Falë këtij aplikacioni ju mund të fshini kontaktet që keni të regjistruar nga dy herë në iPhone, të fshini disa kontakte përnjëherë ose t'i bëni backup.


PhotoViva, nga 1.99€, Falas /iPhone, iPad 
PhotoViva është një aplikacion mjaft potent për të modifikuar foto dhe për të shtuar vizatime me dorë të lirë në fotot që duam të modifikojmë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment