Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Real Boxing, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Real Boxing është një lojë cilësore boksi me një grafikë fantastike me V-Motion Gesture Control System, ku mund të kontrolloni direkt boksierin tuaj, duke gjuajtur grushta të vërtetë kundër fotokamerës së pajisjes. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Emergency HD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Emergency është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni repartet e emergjencave, si zjarrëfikësit apo ambulancat, për të shpëtuar njerëzit edhe natyrën nga fatkeqësinë natyrore. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft real edhe ju do të provoni eksperiencën e vërtetë të menaxhimit të aksidenteve.


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment